Hiqet barrikada e fundit në Mitrovicë, “dallimet mbeten”

barikada-mitroviceKryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i është gëzuar tejmase largimit të barrikadës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës, nga 11 barrikada sa ishin vendosur gjithësej në rrugët e veriut të Mitrovicës, pas tentimit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës – ROSU për t’i marrë pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjakë, me 25 korrik 2011.

Në këtë aksion të ROSU, pati mbetur i vrarë polici Enver Zymberi, ndërkohë që objekteve në pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjakë, serbët ua kishin venë flakën. Si kundëpërgjigje për të mirë, shqiptarët kanë nxituar ta largojnë një rreth betoni me flamurin e vendosur në mes, i quajtur “Sheshi Adem Jashari”, i vendosur në udhëkryqin e rrugës në “Lagjen e Boshnjakëve”, shkruan gazeta’Zeri’.

Pas këtyre zhvillimeve, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk ka hezituar të deklarojë se bashkimi i Mitrovicës tashmë është duke ndodhur. Sado që serbët rreth betonit me mbishkrimin “Sheshi Adem Jashari” e kanë barazuar njejtë sikurse barrikadat që ata i kishin vendosur në pjesë të ndryshme të Mitrovicës së veriut, për shqiptarët e jugut të Mitrovicës, “Sheshi Adem Jashari” nuk paraqiste asnjë pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve, ndërsa e kanë cilësuar absurd krahasimin e sheshit me barrikadën te shkolla teknike.

Ata janë shprehur se barrikada e vendosur nga serbët dhe “Sheshi Adem Jashari” nuk janë të njejta, pasi që sheshi në “Lagjen e Boshnjakëve” nuk ka qenë kurrë pengesë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve, ndërsa barrikada e vendosur te shkolla teknike ka pamundësuar qarkullimin në atë pjesë./Zeri

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

thacii

Thaci: Vonesa në integrimin e vendeve të rajonit, kërcënim për sigurinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga presidentja ...