Grabitet me armë banesa, 3 persona hyjnë në dhomën e gjumit dhe marrin 2 kasaforta

policia_korce14Tre persona të maskuar kanë arritur të grabisin një banesë në fshatin Lumalas të Korçës.

Grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit me iniciale I.Sh, 60 vjeç, biznesmen në fushën e ndërtimit, të cilin e kanë gjetur duke fjetur në dhomën e gjumit. Nën kërcënimin e armëve ata kanë rrëmbyer 2 kasafortat që ndodheshin në dhomë.

Kliko per me shume info

Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm shtetasi 60-vjeçar, dhe bashkëshortja e tij. Është e paqartë shuma e parave që ndodhej në kasaforta ndërsa grupi hetimor po kryen verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here