Shkatërrohet “banda e vilave”, politikani i "Lega Nord": Shqipëria, strehë e hajdutëve

Aktualitet
Shkatërrohet “banda e vilave”, politikani i "Lega

Arrestimi i tre shqiptarëve, qe besohet se kane qene pjesë e asaj që njihej si “banda e vilave” ka sjell dhe reagimin e partisë Lega Nord në Itali.

Nënkryetari i partisë, për zonën e Emilia-Romagna, tha se përgëzon punonjësit e policisë, ndërsa akuzoi Shqipërinë si një “strehë të hajdutëve”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Faleminderit, faleminderit, faleminderit pafundësisht, për njerëzit e policisë në Parma. Ata arrestuan tre kriminelë, autorë të shumë vjedhje si dhe kanë terrorizuar një fëmijë”, deklaroi Fabio Rainier.

Në pranga të policisë italiane, dy ditë më parë përfunduan: Artan Goci, Ermal Karaj dhe Arben Reci.

Policia njoftoi se ata janë autorë të disa vjedhjeve. Objektiv i tyre ishin vilat, me pronarë të pasur, ndërsa lëviznin me një automjet tip “Golf” të zi. Grabitjet i kryenin rreh orës 18:00 deri në orën 21:00.

Në banesën e tyre policia ka gjetur qindra bizhuteri të vjedhura, apo sende të tjera të cilat nuk i kishin nxjerrë ende në treg.

ME TE LEXUARAT