Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Romë, pjesë e saj edhe mbesa e Mogherinit

itali-arreste
Foto Ilustruese

Një organizatë që merrej me trafikun e drogës nëpër klubet dhe restorantet “VIP” në Romë është shkatërruar nga autoritetet italiane.

Mes 15 personave të vënë në pranga është edhe mbesa e Federica Mogherinit, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.

Kliko per me shume info

Mediet e vendit fqinj shkruajnë se shefat e kësaj bande janë shqiptari Rigers Duriçi dhe Manuel Zampano, djali i një prej organizatave mafioze më të njohura në Romë në vitet 1980.

Bëhet me dije se Gaia Mogherini është arrestuar, pasi rezulton se ka marrë një sasi të caktuar droge nga ana e Manuel Zampanos dhe e ka tregtuar atë. Ajo është vajza e vëllait më të madh nga njëri prind e shefes së diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini.

Sipas hetimeve, dyshohet se grupi kriminal nxirrte deri 100 mijë euro për një javë, nga tregtia e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.