Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, mes të arrestuarve dy shqiptarë

policia-grekePolicia greke ka sekuestruar 132 kg marjuanë në një automjet në zonën e “Urës së Vrosinës, në Janinë.

Si pasojë, 4 persona janë arrestuar nga policia, mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë të cilët po kalonin lëndën narkotike nëpërmjet kufirit greko-shqiptar.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 17 dhe 22 vjeç, ndërsa në pranga ka rënë edhe një vajze greke 17-vjeçare dhe një djalë 20 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë helene të arrestuarit po përdornin dy makina për të transportuar drogën, njëra ku ishte fshehur lënda narkotike dhe tjetra për të kontrolluar rrugën për postblloqe policie.

Policia nuk e bën të ditur identitetin e të arrestuarve, por thotë se gjatë kontrollit në njërën prej makinave u gjetën 132 kg lëndë narkotike.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Flet Koseni, “Komisari i Hekurt”, ku do të punojë pas fitores së betejës ligjore

Tri javë pasi Edmond Koseni fitoi “betejën” me Ministrinë e Brendshme dhe ...