'Babi eja! Babi ku je!' Vajza 8-vjeçare siriane përlot botën

Bota
'Babi eja! Babi ku je!' Vajza 8-vjeçare siriane përlot

Videoja dhe imazhet janë postuar në internet nga një grup aktivistësh pro-opozitës, “Talbiseh Media Center”.

Ato tregojne një vajzë 8-vjeçare në një spital. E mitura me flokët dhe trupin e mbuluar me pluhur e cila duket se ka gjakderdhje në ballë dhe në hundë pasi eshte ndodhur ne nje skene lufte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo duket e hutuar, e frikësuar por pa pushim thërret të atin.

Dikush e pyet për emrin e saj.

"Aya" përgjigjet ajo, duke qarë.

"Ku ishe kur ndodhi shpërthimi?" pyet ai..

"Në shtëpi, por tavani ra mbi ne - përgjigjet ajo, duke kërkuar rreth e rrotull për të atin.

"Oh babi ... Babi eja!" qan ajo.

Personeli i spitalit dhe vullnetarët përpiqen ta mjekojnë ndërkohë që ajo qan me dënesë.

Aya u nxorr nga rrënojat me anëtarët e familjes së saj, pasi një sulm ajror goditi shtëpinë e tyre në Talbiseh të hënën.

ME TE LEXUARAT