Denoncimi i babait: Vajza la dy fëmijët e iku në Itali, nuk u kthye më!

Kliko per me shume info

policia-durresNjë 60-vjecar i është drejtuar komisariatit të Durrësit, për të kërkuar ndihme për gjetjen e së bijës, e cila një vit më parë u largua drejt Italisë, duke braktisur dy fëmijët e vegjël, e prej asaj kohe nuk është bërë më e gjallë.Rasti ka ndodhur në Shijak dhe lajmi bëhet i ditur nga policia. “Gjatë ditës së djeshme, në orën 13:45 ka bërë kallëzim babai i saj, S.K. 60 vjeç, banues në Shijak pasi vajza e tij para një viti ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur (12 dhe 8 vjeçe) duke u larguar për në Itali dhe nuk është kthyer më”- njofton policia, duke shtuar se vajza e ‘zhdukur’ është 33-vjeçe me incialet I.M.

Sipas saj, aktualisht fëmijët banojnë në Tiranë tek babai i tyre, me inicialet K.M. Policia thekson se ndaj saj rëndon edhe vepra penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.