E zbresin nga avioni, babai shqiptar udhëton 1100 km për vajzën

easy-jetRexhina Shaipi, vajza 17 vjeçare është detyruar të zbresë nga avioni dhe nuk është lejuar të fluturojë drejt Francës pasi nuk është pranuar nga kompania ajrore EasyJet në Malpensa të Italisë.

Ngjarja është regjistruar të premten e 28 tetor 2016.

Kliko per me shume info

Për kompaninë ajrore dokumentet e udhëtimi ishin të pavlefshme. Ata kanë refuzuar lejen e qëndrimit të vajzës që e kishte firmosur kuestura e Brescias.

Ajo ishte zgjedhur mes 31 studentëve të të Capirola, Shkolla e Shëndetit Social në Ghedi për të kryer stazh në Francë, por ndërsa të gjithë u lejuan të vijonin udhëtimin vajza u la në aeroport

Atëherë babai i saj Luan Shaipi ndërmori inisiativën tjetër: Me makinë udhëtoi 1.100 km drejt Francës dhe në kontrollin doganor nuk ka pasur asnjë problem.

“Dokumentet janë në rregull, ne kemi leje që në 2010. Me të njëjtën kompani ajrore ata kishin udhëtuar më 18 korrik por drejt Greqisë dhe nuk kanë pasur asnjë problem
Vajza i ka dhënë stjuardesës edhe pasaportën që e kemi rinovuar në Maj” thotë Luani i cili shton se po mendon të angazhojë një avokat dhe do ta ndjekë këtë çështje, ndërkohë shkolla në Francë i ka premtuar të atit kompensim financiar për udhëtimin shkruan corriere.it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here