Denoncimi i pazakontë i babait: Djalin ma hëngri kanibali në burg

burgu-i-prizrenitNjë baba ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në burgun ku vuante dënimin djali i tij. Juan Carlos Herrera Jr, 25 – vjeç, humbi jetë në një burg të Venezuelës, ku ishte dënuar me një vit heqje lirie për grabitje.

Ai dyshohet se është therur, varur, bërë copa – copa dhe në fund është ngrënë nga kanibali Dorancel Vargas, që gjithashtu vuante dënimin në të njëjtin burg.

Mediat vendase shkruajnë se babai i 25-vjeçarit i ishte referuar një dëshmie të një të burgosuri tjetër lidhur me këtë vrasje brutale.

“Djali im u sulmua nga 40 persona me thikë. Dorancel e ka varur, e ka therur dhe mishin e tij ua ka dhënë të burgosurve të tjerë për t’u ushqyer.”

Familja e të riut kërkoi që të merrte eshtrat e djalit për t’i bërë një varrim të denjë. Së bashku me 25-vjeçarin janë zhdukur edhe dy të burgosur të tjerë gjatë trazirave të Shtatorit të kaluar.

Kapaciteti i këtij burgu është për 120 persona, por në fakt është mbipopulluar dhe numri i të burgosurve arrin në 350. Dorancel Vargas ka qenë në burg që prej vitit 1999 për kanibalizëm.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulm me armë në SHBA, qëllohen dy policë, “zhduket” autori

Dy policë janë qëlluar me armë nga një person në Amerikus në ...