Ndizen gjakrat në qiell të hapur, avioni rus e ai amerikan për pak shkaktojnë “tërmet”!

avioneeeZyrtarët amerikanë thanë se një avion rus i është afruar shumë afër një avioni të koalicionit ndërkombëtar, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe kryen sulme ajrore në Siri.
Një zyrtar ushtarak i tha agjencisë Reuters se aeroplani rus ka qenë aq afër saqë tymi i tij është parë nga piloti tjetër.
Zyrtarët thanë se incidenti, i cili ka ndodhur më 17 tetor, nuk është dukur kërcënuEs, por duket se është shkaktuar nga piloti rus, i cili “nuk ka qenë i vetëdijshëm për situatën”.
Operacionet ushtarake ruse dhe amerikane në Siri ndjekin procedura të komunikimit, për të reduktuar rrezikun e aksidenteve apo përplasjeve midis qiellit.
Megjithatë, incidenti i fundit pason përafrime të tjera midis avionëve rusë dhe amerikanë.
Muajin e kaluar, një avion rus i është afruar në një distancë prej 10 këmbësh një avioni mbikëqyrës të SHBA-së mbi Detin e Zi./REL/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

avioni-rus

Rrëzohet një aeroplan rus mbi Detin Mesdhe

Një aeroplan luftarak rus, Su-33 është rrëzuar derisa ka tentuar të ulët ...