Avioni i kandidatit republikan për zv/president del nga pista

Bota
Avioni i kandidatit republikan për zv/president del nga pista

Avioni ku po udhëtonte kandidati republikan për zv/president, Mike Pence ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin LaGuardia në New York.

Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga kjo ngjarje e papritur. Media amerikane njofton se në bordin e avionit përveç Pence ishte edhe stafi i tij, gazetarët e akredituar të fushatës si dhe agjentët shtetërorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pence po vinte nga Ohio dhe kishte planifikuar pjesëmarrjen në një tubim zgjedhor në New York, i cili u anulua. Donald Trump ka thënë se është i lehtësuar që askush nuk është lënduar.

ME TE LEXUARAT