Deputeti i PD-së: Tjetër avion droge në Durrës, Policia: Fluturoi mbi Lalëz, nuk u ul

dogjaniDeputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka denoncuar uljen e një tjetër avioni në Durrës. Sipas deputetit të PD, avioni ka qenë i ngarkuar me drogë.

Në denoncimin e tij, Dogjani i është referuar disa fotove të postuara në rrjetet sociale ku duket një avion teksa fluturon ulët mbi periferinë e Durrësit.

Por në një reagim të policisë së Durrësit, mohohet që avioni të ketë bërë ulje. Sipas policisë, sot pasdite një avion sportiv i një shoqërie shqiptare ka kryer një fluturim në itinerarin Rinas-Gjir i Lalëzit -Rinas.

“Avioni ka fluturuar konform rregullores së Aviacionit Civil me lejen e autoriteteve të Rinasit. Avioni nuk është ulur, por ka fluturuar mbi Gjirin e Lalëzit dhe është kthyer në vendin e nisjes, aeroportin “Nënë Tereza”.

Blutë e qytetit bregdetar konfirmojnë fluturimin e këtij avioni dhe thonë se e kanë ndjekur përgjatë gjithë itinerarit të tij, por nuk është ulur në asnjë zonë që mund të kishte pistë të modifikuar.

“Ishim në gatishmëri që avioni të mos ulej”, deklaron Policia e Durrësit.

Deputeti demokrat Dogjani tha në Parlament se një avion me drogë po fluturonte mbi Gjirin e Lalzit në Durrës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Zbulohet shkaku, ja pse vrau veten burri që u gjet me fyt të prerë në Tiranë

Mengjesin e sotem ne Tirane u konstatua nje ngjarje e rende pasi ...