Avioni “i çoroditur” mbi Kavajë, nuk di se ku të ulet. Për turizëm apo për drogë?

Kliko per me shume info

avioni-kavajeQytetarët vijojnë të dërgojnë në rrjetet sociale foto të avionëve të vegjël, që u kalojnë mbi shtëpitë e tyre, pasi dyshojnë se mund të përdoren për trafik të lëndëve narkotike. Pasditen e sotme, banorët e Kavajës kanë dërguar në portalin “Jeta osh qef” foto të një avioni të “çoroditur”, i cili duket sikur është në kërkim të një zone për të ndaluar.

Qytetarët shkruajnë: “Avioni mbi autostradën Kavajë-Rrogozhine, ne drejtim të Divjakës” “Nuk po gjen vend ku të ulet”.

Kliko per me shume info

Një ditë më parë, deputeti demokrat Asllan Dogjani dha alarmin në Kuvend se një avion me drogë është ulur në Gjirin e Lalëzit. Menjëherë reagoi Policia e Durrësit, e cila pohoi se avioni ka qenë me turistë, dhe ka fluturuar nga ora 16:00 deri në 17:00 mbi Gjirin e Lalzit, por nuk është ulur.

“Një avion sportiv turistik ka fluturuar nga ora 16:00 deri në 17:00 mbi Gjirin e Lalzit.
Shërbimet e policisë kufitare kanë ndjekur avionin nëse do ulej në Gjirin e Lalzit, por nuk është ulur. Avioni sportiv kishte plan fluturimi të miratuar nga Aviacioni Civil. Avioni kishte itinerar Rinas-Gjiri i Lalzit- Rinas, por pa ndalesë në Gjirin e Lalzit. Gjithë autoritete policore kanë qenë në gatishmëri nëse avioni do ulej por avioni nuk është ulur në asnjë vend”, bëri të ditur Policia e Durrësit.

Edhe dy pilotët italianë, Giorgio Riformato dhe Guido Andrea Guidi, të cilët po përballen me drejtësinë shqiptare, pasi ulën avionët e tyre në territorin shqiptar me qëllimin për të trafikuar lëndë narkotike, deklaruan se ndodheshin në Shqipëri për qëllime turistike, por ishin detyruar të uleshin pasi kishin pësuar defekt në ajër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.