Shmanget tragjedia, avioni merr flakë në pistë, tmerrohen pasagjerët

Rreth 20 udhëtarë janë plagosur gjatë evakuimit të një avioni të kompanisë, “American Airlines”, të cilin e ka përfshirë zjarri, mbrëmë në pistën e aeroportit ndërkombëtar, O’Hare në Çikago.
Avioni i tipit Boeing 7667, që duhej të fluturonte për në Majami, kishte problem me një gomë dhe e anuloi ngritjen, ka njoftuar Administrata Federale e Aviacionit.

Të 161 udhëtarët dhe 9 anëtarët e ekuipazhit në avion u evakuuan.
Sipas raporteve të mediave amerikane, rreth 20 vetë u lënduan lehtë gjatë këtij evakuimi.
Në videot që janë transmetuar në rrjetet sociale shihet tym i zi mbi avion.

Të gjitha fluturimet nga ky aeroport, i cili është ndër më të ngarkuarit në Shtetet e Bashkuara, u pezulluan për disa orë. Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit po zhvillon hetime lidhur me këtë incident.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gazetari lirohet pas 18 vjetësh në burg

Muhammad Bekjanov, gazetar dhe aktivist i opozitës në Uzbekistan, është liruar pasi ...