Avionë droge në Fier e Durrës? Reagon Ministria: Ja e vërteta

avioni-hashashit

Foto Ilustruese

Pas shqetësimit për avionët e filmuar mëngjesin e sotëm mbi Fier e Durrës dhe aludimit nëse ata ishin avionë drogë, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria ka sqaruar se bëhet fjalë për një fushatë spërkatjeje nga ajri, vaksinim kundër tërbimit të dhelprave.
Në një deklaratë zyrtare, ministria ka sqaruar se bëhet fjalë për një fushatë spërkatjeje nga ajri, vaksinim kundër tërbimit të dhelprave.

Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave fton qytetarët të mos përfshihen nga paniku, duke sqaruar se dy avionët i përkasin pikërisht kësaj ministrie dhe po kryejnë vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit.

“Avioni i fotografuar sot në Fier është, është pjesë e flotës së Projektit 6-vjeçar të Ministrisë së Bujqësisë, i cili zbatohet nga projekti PAZA II, për vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit. Avioni i fotografuar është njëri nga dy avionët e nisur sot në orën 07:01 nga aerodromi i Kuçovës dhe sipas planit të punës, ata janë duke hedhur nga ajri vaksina karrem kundër tërbimit të dhelprave në rrethinat dhe pyjet e Fierit”,- sqaron MBZHRAU.

Ministria e Bujqësisë sqaron ndër të tjera se fushata kundër vaksinimit të dhelprave ka nisur më 23 shtator dhe flota e avionëve është e dislokuar në Kuçovë. “MBZHRAU dhe PAZA janë të gatshëm të vënë në dispozicion të gjithësecilit grafikun e fluturimeve të 4 avionëve të flotës në fjalë, inteneratet, hartat dhe oraret”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

flamuri-grek

Hiqet flamuri grek nga kalaja e Himarës, ja autorët

Hiqet nga kalaja e Himarës flamuri Greqisë. Një grupim i quajtur “Lëvizja ...