Austri, 15 vjeçari shqiptar qëllohet me thikë në sytë e vëllait të vogël

shqiptariiNjë shtetas shqiptar nga Maqedonia, banues në Vjenë, ka mbetur viktimë e një sulmi me thikë.

I riu 15 vjeçar me iniciale Edon F, ka mbetur i plagosur rëndë pas sulmit.

Kliko per me shume info

POlicia e dëshmitarët thanë se ai u dërgua në spital ku iu nënshkrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për 6 orë.

I riu ka rrëfyer për policinë ngjarjen e ndodhur, duke treguar se një person i maskuar dhe me xhup i kishte dalë përpara dhe e kishte qëlluar me thikë.

LEXO EDHE:  DOSJET/ Seriali i ekzekutimeve që tronditi Vlorën. Nga përplasja me bandën e Zani Caushit deri tek vrasja e Cukut

Një inxhinier elektrik e përshkoi sulmin si një luftë për jetë a vdekje. Zbulimi i ngjarjes bëhet i vështirë pasi 15 vjeçari nuk e njeh sulmuesin. Por, policia mendon se shqiptari 15 vjeçar ka pasur kontakte me një bandë kriminale, e cila është shpartalluar por disa nga anëtarët janë ende në lirë.

Në Facebook-un e të riut është gjetur se në listën e shokëve të tij është edhe një nga drejtuesit e grupit kriminal, çka hedh dyshime se sulmi mund të jetë kryer prej tyre. Mediat austriake shkruajnë se një tjetër anëtar i bandës “Goldberg” ka pasur kontakte me 15 vjeçari.

LEXO EDHE:  Del emri, kush është porositësi i vrasjes së komisar Cukut

Gazeta “Kurier” shkruan se adoleshenti është ndjekur deri në banesë ku është qëlluar përpara syve të vëllait 10 vjeçar në premten në orën 6 të mëngjesit në ëien-Liesing të Vienës. Familja e tij mohon që i biri të ketë pasur armiqësi dhe se nuk e di motivin e ngjarjes. Mësohet se ndaj të riut janë kryer 7 goditje me thikë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here