Atentati në Velipojë, arrestohen dy vëllezërit e rinj, ja ku ishin fshehur

policiashkoderDy vëllezër janë arrestuar sot nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen si autorë të një atentati me armë, të ndodhur para disa javësh. Në pranga kanë rënë shtetasit Edmond Vushmaqi, 27 vjeç, dhe Kristian Vushmaqi, 24 vjeç, me banim në Velipojë.

Ndërkohë, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 26 Shtator në fshatin Mali Kolaj të Velipojës, ku dy vellezërit qëlluan me armë zjarri ndaj një furgoni pasagjerësh, brenda të cilit ndodhej 42-vjeçari K.M, i cili sipas policisë ishte objekt sulmi në këtë ngjarje. Ngjarja në fjalë ka ndodhur për motive të dobëta pasi më përpara kishin pasur konflikte me njëri tjetrin.

Vëllezërit u arrestuan në orët e para të mëngjesit në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe në banesën e një të afërmi të tyre

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake dhe armëve të gjahut”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Ngjarje e rëndë në Korçë, 41 vjeçari vret dy fëmijët e tij e më pas veten

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Korcës. Mësohet nga policia ...