Atentati në Shkodër, të rinjtë i përplasin me “Benz” dhe i rrahin me shkop bejsbolli

policiashkoderKatër të rinj kanë dhunuar në mënyrë barbare dy bashkëfshatarë në Trush të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, por fillimisht u raportua si aksident, por rezultoi një tentativë për vrasje.

Policia bën me dije se katër të rinjtë që udhëtonin me dy mjete, një “Audi” me targë “DP 372 CG” dhe një “Benz” me targë “AA 304 OT”, kanë përplasur qëllimisht motorin me të cilin udhëtonin F. J., 31 vjeç dhe A. J., 19 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së motorit nga 2 automjetet, djemtë që udhëtonin në motor kanë përfunduar në kanal. Ndërkohë më pas të rinjtë që udhëtonin në automjete kanë zbritur dhe me një shkop bejsbolli e mjete të tjera të forta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre, duke u shkaktuar dëmtime të rënda.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga shtetasit: Femih Gjorreta, 23 vjeç dhe Admir Gjorretaj, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Trush. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: G. Gj., 32 vjeç, dhe E. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi: dy automjetet e autorëve, motori i të dëmtuarve, një krehër pistolete model 54 me 8 copë fishekë, një shkop bejsbolli dhe një pistoletë manover.

Sipas hetimeve të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm mes të rinjve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pritë në mes të rrugës, tropojani qëllon me thikë ish-gruan dhe kunatin

Një i ri nga Tropoja ka sulmuar me thikë në rrugë ish-gruan ...