Atalanta fiton kundër Interit, Berisha heroi i mediave italiane

Sport

berishaa-etritInteri mbetet pa pikë në javën e tretë radhazi në Serie A. Skuadra e Frank De Boer u mund 2 – 1 në fushën e Atalanta. Trajneri hollandez tani rrezikon seriozisht që të mbyllë punën e tij para kohe.

Në këtë sfidë ishte e vështirë të kalohej Etrit Berisha, i vlerësuar maksimalisht nga specialistët dhe mediat italiane. Portieri i Kombëtares ndali goditjet e miqve nga Milano, veçanërisht në pjesën e dytë, ndërsa për golin Eder nuk mund të fajësohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha pengon më pas goditjet e Perisic dhe Joao Mario duke justifikuar besimin e trajnerit Gasperini, i cili e ndoqi pjesën e dytë në tribunë, pas protestave në dejtim të gjyqtarit.

Rikthehet te fitorja Napoli, që mundi 2 – 1 Crotone. Në fushë për 90 minuta ishte dhe Elseid Hysaj. Një ndeshje me shumë gola ajo mes Cagliari dhe Fiorentina. Miqtë nga Firence e fituan me rezultatin 5 – 3.

ME TE LEXUARAT