Astronautët e tri shteteve u kthyen në Tokë

astronautetEkuipazhi i përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Japonia, ka ateruar në mënyrë të sigurt në Kazakistan, pas qëndrimit prej 115 ditësh në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Tre astronuatët, amerikanja Kate Rubins, rusi Anatoly Ivanishin, dhe japonezi Takuya Onishi, sot ateruan me parashutë afër qytetit Zhezkazgan në Kazakistan.

Qëndrimi i tyre e shënoi misionin e parë komplet në laboratorin orbital për anijen kozmike të modifikuar të tipit Soyuz.

Në këtë mision, për të parën herë është përfshirë përdorimi i depozitimit në pajisje elektronike të ADN-së në hapësirë, nga ana e astronautes Rubins, e cila është biologe molekulare, dhe instalimi i hapësirës parkuese për taksitë komeraciale të gjithësisë.

Aktualisht, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë gjenden astronautët rusë, Andrei Borisenko dhe Sergei Ryzhykov, dhe amerikani, Robert Shane Kimbrought.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

putin-trump

Putin: Trumpi i “mençur” do marrë vendime të përgjegjshme

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai beson që presidenti i zgjedhur ...