Artan Hoxha paralajmëron “bombën”, në vendin e krimit: Tani do mësoni të vërtetën

artan-hoxhaaGazetari Artan Hoxha ka udhëtuar drejt periferisë së kryeqytetit, në fshatrat që ndodhen në kufi mes qarkut të Tiranës dhe Elbasanit për të zbardhur të vërtetat e një krimi të ndodhur pak ditë më parë. Ai shkruajti rreth një orë më parë se do të publikojë prova dhe fakte për viktimën e fundit të narkotrafikut për të cilin thotë se ishte një ish-ushtarak.

“Ne skenen e krimit per te sjelle prova dhe fake per viktimen e fundit te narkotrafikut. Nje udhetim aventure prej 12 oresh ne zemer te xhungles se trafikanteve te kanabisit ne zonen malore qe kufizon malesine

e Tiranes dhe Malesine e Elbasanit. Eshte nje nga ato investigime qe nuk duhet ta humbni, jo per te mesuar si u ekzekutua nje ish-profesionist i Forcave te Armatosura, por per te kuptuar se cfare kohe po jetojme”, thotë Hoxha, i cili në këto momente është në lidhje direkte në Neës24 për të folur për këtë çështje.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit Besnik Pudja u gjet mesditën e 7 tetorit në një stan në fshatin Kollogjesh, të Komunës Shën-Gjergj dhe një armë tip pistoletë afër trupit. Policia tha se kjo ishte vetëvrasje, por familjarët e hodhën poshtë këtë duke thënë se plumbi që djali i tyre kishte marrë ishte në krahun e majtë të ballit, ndërsa i riu nuk e përdorte dot dorën e majtë.

Grupi i News24 udhëtoi rreth 4 orë me makinë dhe një pjesë të rrugës më këmbë dhe shkoi në vendin ku u gjet i pajetë 36-vjeçari. Terreni ishte i vështirë. Rrugës ata janë shkëmbyer me makina pa targa ose me targa të huaja. Në zonë nuk kishte asnjë banesë. Ndodheshin vetëm disa stane bagëtish në të cilët kishte vetëm njerëz të moshuar të cilët shumë të frikësuar përgjigjeshin me mohim për çdo pyetje.

Gjithçka fliste për një mirë organizim për përpunimin e kanabisit. Që tek veglat që përdoreshin për hapjen e gropave, rrjetin e ujitjes, magazinën e tharjes, sobat për tharje artificiale, ndriçimin e vendit si edhe ushqimet dhe fjetinat. Personat të cilët kanë qenë së bashku me Besnik Podjan, menjëherë pas vrasjes së tij kanë asgjësuar lëndën narkotike që gjendej në kapanon dhe çdo send të tyre personal. Motra e viktimës më herët ka thënë për News24 se viktimës nuk i është gjetur çanta me rroba që kishte me vete si edhe aparati celular.

Vetëm brenda kapanonit kishte 4 vatra zjarri ku dyshohet se ishte asgjesuar lënda narkotike e tharë. Ekziston dyshimi se 36-vjeçari mund të jetë vrarë që prej të enjtes dhe krimi është mbajtur i fshehtë deri në fshehjen e lëndës narkotike që ishte tharë plotësisht dhe djegien e asaj që ishte në process tharjeje.

Jashtë kapanonit ishte një tub uji dhe pranë tij në një rrjetë druri gjendeshin sapunë dhe detergjentë enësh që dyshohet se përdoreshin për higjienën personale të kultivuesve. Pak më tutje gjendej nga tjetër vatër zjarri ku punëtorët e kanabisit kishin djegur ushqimet dhe çdo send që kishin përdorur në atë magazinë që te llambat e ndriçimit deri te metri. Ngjitur më këtë vatër zjarri gjarpëronte një rrugë që të çonte poshtë kodrës. Instiktivisht ne ndoqëm rrugën e cila na çoi në një tjetër magazinë hashashi.

Shumë pranë saj në një pjerrtësirë mes pemëve u gjetën të grumbulluara degë hashashi si edhe tuba plastikë uji. Ishte tentuar që këtij grumbulli bimësh t’i vihej flaka por për shkak të lagështisë bimët nuk ishin djegur. Megjithatë mjegulla për vrasjen e 36-vjeçarit mbetet ende e dendur për aq kohë sa prokuroria dhe policia mbajnë qëndrime të ndryshme për ngjarjen. Policia e Tiranës i qëndron versionit të vetvrasjes duke marrë në konsideratë faktin që viktimës i kanë gjetur në duar shenjë baruti. News 24 ka mundur të kontaktojë me shokë të viktimës të cilët tregojnë se ai punonte në arat me hashash dhe për të ruajtur perimetrin e tyre qëllonte shpesh herë me armë kallashnikov dhe pistoletë.

6 ditë pas ngjarjes policia arrestoi Algers Liçin, Dritan Buzon dhe Halit Dushën me pretendimin se ata kanë qenë në vendngjarje dhe nuk kanë treguar se çfarë ka ndodhur. Mbi 3 personat rëndon dhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë gjatë momentit kur është vetëvrarë 36-vjeçari është plagosur edhe Algers Liçi.

I pyetur në polici ai ka thënë se gjithë ngjarja ka ndodhur pasi viktima ka qenë duke luajtur me pistoletë lojën rolete ruse. Por ky pretendim nuk qëndron pasi arma e krimit është në pistoletë pa mulli. Ekspertiza mjekoligjore dhe ajo balistike do të hedhë më shumë dritë rreth asaj çka ka ndodhur në malet e Kollogjeshit aty ku këtë verë gjelbëroi më shumë hashashi me hambarët e tij. /Balkanweb

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Uniformat e policisë i rregullojmë në rrobaqepësi, policet femra me këpucë 41-shi”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij denoncimin e një ...