Arrestohet shqiptari i frikshëm në Itali, ja emri dhe arratisja spektakolare nga burgu

Kliko per me shume info

shqiptariAgjentët e policisë italiane kanë vënë në pranga një shqiptar të rrezikshëm i cili ishte në arrati. Indrit Demiri 39 vjeç ishte i kërkuar në të gjithë Italinë. Ai duhet të vuante 7 vjet, shtatë muaj dhe tetë ditë në burg për vjedhje, grabitje dhe rrëmbim personi, krime këto të ndodhura në vitin 2014.

Gjykata e Apelit në Ankona majin e vitit të kaluar kishte vulosur dënimin ndaj shqiptarit, i cili i kishte shpëtuar burgut duke u arratisur, të paktën deri më sot.

Kliko per me shume info

Agjentët kishin marrë informacione se i arratisuri shqiptar mund të ndodhej përtej zonës së Tontos. Pas hetimeve ata zbuluan se shqiptari mund të ndodhej në një shtëpi në rrugën Taormina. Ata i kanë bërë “pritë” shqiptarit duke ruajtur për orë të tëra banesën se kush dilte dhe hynte, derisa në orën 4 të pasdites së djeshme ka dalë më në fund Demiri, i cili është bllokuar dhe arrestuar nga policia.

Sipas mediave italiane, shqiptari e ndante banesën me vëllain e tij më të vogël, edhe ai me precedentë në trafikun e drogës. Në banesë efektivët gjetën 10 doza kokainë dhe një bimë marijuane. 29-vjeçari nuk i bëri rezistencë të agjentëve. Për t’i shpëtuar arrestimit ai udhëtonte me makina që nuk ishin të tijat dhe përdorte një kartë telefoni në emër të një pakistanezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.