Postoi imazhe të torturimit të kafshëve në Fb, arrestohet 21-vjeçarja

macja-fotozhenikeNjë 21-vjeçare është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka torturuar dhe vrarë macet e qentë me shoqen e saj dhe më pas ka postuar pamjet e tyre online.

Njëra nga fotot tregon një kotele të bardhë me një vështrim të terrorizuar, pasi një thikë mbahej para fytyrës së saj. 21-vjeçarja Alina Orlova u arrestua në qytetin lindor rus Vladivostok.

ww

Ajo dhe shoqja e saj, 19-vjeçarja Alena Savchenko, e cila njihet si Kristina Hemp në rrjetet sociale dhe që ka një stil të çuditshëm sa i përket pamjes së saj, thuhet se kanë postuar foto dhe video të ndryshme ku tregohet torturimi dhe vrasja e kafshëve.

Alina Orlova
Megjithatë, Orlova teksa mbron veten thotë se fotografitë janë të bëra me fotoshop si dhe është shprehur se nuk e di kush i ka vënë këto në internet.

“Kjo nuk është hera e parë që dikush dëshiron të më sulmojë mua. Por unë nuk kam vrarë askënd dhe as nuk kam ndërmend të vras”, thotë Orlova.

Imazhet e tmerrshme tregojnë vrasjet më makabër të bëra ndaj këtyre kafshëve të cilat kanë ngjallur zemërim dhe kanë shkaktuar një reagim të gjerë.

hhhh

Banorët vendas kanë nisur një peticion ku u bëjnë thirrje autoriteteve vendase për të bërë diçka në lidhje me adoleshentet e dyshuara si torturuese.

Të dyja vajzat e akuzuara janë studente dhe të jetojnë në qytetin e Khabarovsk të Rusisë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ndroq-policia

Tiranë, policia: Ja cfarë ndodhi tek ish-restorant Durrësi, gjendet drogë në makinë, ikin autorët

Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur diten e sotme ne Tirane ne ...