Arrestohet shefi i Ndranghetas, po udhëtonte nga Shqipëria në Bari

23
Kliko per me shume info

Arrestohet bosi i Ndraghetas Fabio Lopez, 38-vjeçar i akuzuar për shumë krime është pjesë e një familje mafioze me origjinë nga San Giovanni in Fiore, provincë në Kozenca i kishte shpëtuar dje një operacioni blic të policisë vendase, i koduar “Six Towns” në të cilin u arrestuan 36 persona.

Lopez arriti të marrë një avion nga vendi ynë me destinacion Barin. Në aeroport e prisnin agjentët e policisë të cilët e arrestuan me akuzën krijimi i organizateve mafioze dhe trafik droge.

Në operacionin për kapjen e tij dhe të 36 personave të tjerë të shtrirë në jug dhe provincat e Milanos dhe veri të vendit u angazhuan mbi 200 karabinierë dhe oficerë policie.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga autoritetet shqiptare për këtë operacion. Po ashtu nuk dihet ende nëse i shumëkërkuari ka qëndruar për shumë apo pak kohë në vendin tonë apo nëse ka bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për arestimin e tij.

Ndragheta është një organizatë kriminale me bazë në kalabri të Italisë. Ndragheta u bë sindikata më e fuqishme në Itali në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here