Arrestohet “zotëria i drogës”, futi në sherr Italinë me Shqipërinë, anëtar i bandës së “Ben Camit”

droge-kakavijeI njohur si “babai i drogës” në Itali. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin, Skënder Jusufi, i cili është arrestuar nga policia e Durrësit.

Për të moshuarin kishte një kërkesë nga autoritetet italiane për arrestim, pasi është dënuar me 8 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Skënder Jusufi ishte pjesë e bandës së shqiptarëve që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali e më pas në gjithë Evropën. Madje për të ishin ankuar dhe autoritetet italiane, se shteti shqiptar po e mbron.

Veprimtaria e tij ka vazhduar nga viti 1997 deri në vitin 2008.

Në vitin 2009 “Gazzetta del Mezzogiorno” ngrinte një shqetësim për të, ndërsa shkruante se fitimet e aktivitetit kriminal i ka investuar në Shqipëri.

Ne janar 2014, media italiane njoftonte se Eno Prifti, Halil Fici, Skënder Jusufi, Artur Vaqo, Nako Uta dhe së fundi Krenara Çoba dhe Akil Dardhanjori. Këta janë disa nga shqiptarët, zotërinj të drogës, të quajtur dhe si “shenjtorët” e trafikut ndërkombëtar të heroinës në Itali dhe Evropë, por dhe kokainës tani.

Në vitin 2009 gazeta italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno.it” publikonte të plota detajet e arrestimeve. U kapën gjatë operacioneve të quajtura, “Relay 2 dhe Relay 3”, kundër trafikut të drogës, bosët shqiptarë, Eno Prifti, Halil Fici (kunati i Gjepalit, i vrarë dje), Skënder Jusufi, etj. Ficin e thërrisnin hundëmadhi dhe në 2001-shin i përgjohej telefoni, ku rezultoi se ishte krahu i djathtë i Ben Çamit, të cilëve atë vit i’u sekuestruan 90 kg heroinë, gjatë operacionit “Staffeta1”.

Fici ishte dënuar me më shumë se 10 vjet burg, teksa aksionet e tjera nxorrën në dritë rrjetin me 19 të pandehur, ku doli edhe emri i Xhemal Ballancës. Heroina u ble direkt nga trafikantët shqiptarë në Afganistan dhe pasi shkoi në Turqi, arriti në Durrës, për t’u dërguar në portet detare të Barit, Molfetës, Brindizit, etj. Krerët ishin Artan Shabani, me nofkat “Ben Çami” apo Lutfi Shabani, tashmë i dënuar për disa krime në Shqipëri, ku është arrestuar dhe Eno Prifti, që me anë të dy zëvendësuesve të tyre, Sokol Isteri dhe Artur Xhelili drejtonin dy degë të organizatës kriminale, ku e para drejtohej nga Bujar Isteri dhe tjetra nga Julind Xhelili.

Droga që erdhi në Pulia, sipas Antimafes, i ishte besuar Vincenso Simones, i cili bashkë me Rudmir Tatarin, u zhvendos në Italinë veriore ku kishte shtetas të tjerë shqiptarë. Sipas akuzës, mijëra euro të ardhurave të trafikimit, u dërguan në Shqipëri nëpërmjet një korrieri shqiptar, i cili dorëzoi paratë për bosët e tij, të cilët i përdorën për të blerë drogë. Gjatë hetimit, mes qershorit dhe dhjetorit të vitit 2001, u konfiskuan 350 kg heroinë, 30 kg kokainë dhe 4 anije të përdorura për të transportuar drogë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-spital

Ngjarje e rëndë në Korçë, një 28-vjeçar tenton të mbysë me rrip babain e tij

Një ngjarje mjaftë e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Korcë. Bëhet ...