Arrestohet afgania me sytë e famshëm jeshilë

Kliko per me shume info

afganjaaaVajza afgane, e bërë e njohur në mbarë botën për shfaqjen në kopertinën e revistës “National Georgraphic”, prej nga mori emrin “afgania me sy jeshilë”, është arrestaur në Pakistan.

Sharbat Gula, e fotografuar nga Steve McCurry në vitin 1985, është arrestuar për posedim dokumentash të falsifikuara dhe rrezikon të përballet me 14 vjet burg.

Kliko per me shume info

Autoritetet pakistaneze deklaruan se arrestimi ka ardhur pas një hetimi dyvjeçar të Agjencisë Hetimore Federale në Peshauar, pranë kufirit afgan, kundër falsifikimit të dokumentave.

Sipas mediave ndërkombëtare, Gula kishte aplikuar për një kartë identiteti në prill të vitit 2014, duke përdorur emrin Sharbat Bibi.

Ajo është një nga disa mijëra refugjatët afganë që jetojnë në Pakistan, tek të cilët numërohen raste të shumta përpjekjesh për të manipuluar sistemin kompjuterik.

Një zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Regjistrimit të të Dhënave ka deklaruar se, hetuesit federalë kanë shpallur në kërkim 3 funksionarë të këtij institucioni, të cilët i kanë dhënë dokumentin e falsifikuar vajzës.

Ndërkohë, burime të tjera deklarojnë se dokumentat nuk ishin për Gula, por për dy meshkuj që thuhet se janë fëmijët e saj. Gjithësesi, autoritetet thonë se kjo është një praktikë e zakonshme e emigrantëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.