Sekuestrohen 11 kg kanabis në Kukës, arrestohet 49 vjeçari

Kliko per me shume info

UntitledPolicia në Kukës arrinë të sekuestrojë rreth 11 kg lëndë narkotikePo ashtu, të blutë vunë në pranga i një person dhe një tjetër u shpall në kërkim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestua shtetasi Artan Loshi, 40 vjeç, banues në fshatin Konë të Rrëshenit si dhe u shpall në kërkim shtetasi me inicialet Z.N., 49 vjeç, banues në Mamurras.
Sipas burimeve, në vendin e quajtur Fush-Dukagjin, Loshi do të shiste një sasi lënde narkotike, janë organizuar shërbimet ku u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit të lartpërmendur, i cili kishte 2 thasë lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 11 kg.

Gjithashtu në afërsi të vendit të ngjarjes u konstatua një automjet tip “Benz”, me targa AA 674 AD, në pronësi të shtetasit Z.N., ku gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit u gjetën mbetje si ajo e lëndës së dyshuar narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.