Arrestimi i “pilotëve”, “Fast and Furious” në Tiranë, shpejtësi 290 km/h

Kliko per me shume info

makinaaaNëntë persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, pasi bënin gara shpejtësie me makinat super-luksoze në rrugët e kryeqytetit.
Ndalimi i tyre është bërë pasi ata bënin gara në zonën e Unazës së Madhe, nga mbikalimi tek Kopështi Zologjik, në drejtim të një qendre tregtare me më pas në sheshin “Nënë Tereza”.
Sipas efektivëve të Tiranës, këta drejtues janë bërë rrezik për shoferët, si dhe përdorues të tjerë të rrugës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.
Makinat e tyre, sqaron policia, janë dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe disa prej tyre do t’i nënshtrohen ekzaminimeve teknike, pasi dyshohen të kenë bërë modifikime (ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive)./LajmiFundit.al/


Mjetet dhe drejtuesit e ndaluar

Kliko per me shume info

– Volksëagen, me drejtues shtetasin Joni E.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ilia. V.

Tek Sheshi “Nënë Tereza”, janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë “Drift”, mjetet,

– Honda, me drejtues shtetasin Alban Z.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Klajdi K.

– BMW, me drejtues shtetasin Artur T.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Albert M.

– Nissan, me drejtues shtetasin Ledon N.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Skerdi A.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ledio P.

Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese, njofton policia.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here