Tentojnë të kalojnë mallra kontrabandë në kufi, në pranga 2 kosovarë

kufiri-kukes-kosoveDy shqiptarë të Kosovës kanë rënë në pranga të policisë, pasi tentuan të kalojnë nëpërmjet kufirit të gjelbër mallra kontrabandë.

Policia Kufitare e Qafë – Morinës, Tropojë, arrestoi në flagrancë dy kosovarët: Rexhep Avdija, 45 vjeç, banues në Mukushnice, Kosovë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe Milaim Makolli, 43 vjeç, banues në Skenderaj, Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Arrestimi i tyre u bë pasi me mjetin me të cilin ata udhëtonin tip “Furgon Mercedes-Benz”, me targë 02-178-CP, po tentontin të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet u gjetën të ngarkuar dhe u sekuestruan rreth 1.7 ton fruta-perime, për të cilat nuk dispononin asnjë lloj dokumenti .

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

thaci2016

Njohja nga Singapori, Thaçi: Po forcojmë pozitën e vendit në botë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar Singaporin, që këtë të enjte ...