Vijon beteja, kapen dy trafikantët me drogë, armë dhe makinë të vjedhur

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë pasi akuzohen për lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Në sajë të operacionit të koduar “Povelçë” janë arrestuar Lavdimir Kapaj, 41 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier dhe Mikel Isaj, 21 vjeç, banues në fshatin Qafë Gjashtë, Sarandë, si edhe u procedua penalisht A.D, 27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë.

Gjatë kontrollit të banesës së 41 vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatik model 56 me 2 krehëra me nga 30 fishekë dhe 23.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrepeve Fier”, duke udhëtuar me mjetin autoveturë tip “BENZ”, me targë VL3848B, që drejtohej nga shtetasi A.D, janë ndaluar nga shërbimet e policisë dhe nga kontrolli i ushtruar, shtetasit Mikel Isaj iu gjetën në çantën e tij të brezit dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 fishekë dhe 1 copë letër alumini me 50 fara bime narkotike kanabis sativa.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti autoveturë tip “BENZ”, me targë VL 3848 B, dyshohet si automjet i vjedhur dhe i trafikuar në Shqipëri.

xhttps://youtu.be/eNf4MK1k0j8

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...