Arrestohen 4 persona në Krujë, sekuestrohen drogë, makina luksi e miliona lekë

polici-fkrujeNjë operacion antidrogë është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë, i finalizuar pas një pune 3-mujore. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan 4 persona, po procedohen 2 të tjerë, ndërsa u asgjësuan 4 500 bimë kanabis sativa, e u sekuestruan 35 milionë lekë.

Në pranga ranë:

1.Edmond Kadiu 33 vjeç, banues në Fushë-Krujë; në rolin e organizatorit.

2.Elton Babaj 25 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes;

3.Elton Baroka 35 vjeç, banues në Fushë- Krujë;

4.Hydajet Gashi 55 vjeç, banues në Fushë- Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në një parcelë, e cila ndodhej në kodrat në kufirin ndarës të fshatrave Budell dhe Manëz u gjetën dhe asgjësuan në cilësinë e provës materiale 4500 bimë kanabis sativa.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” ndaj shtetasve:

1.Lorenc Gjini 37 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes;

2 Kadri Voga 59 vjeç, banues në Fushë- Krujë.

Në vijim të hetimeve, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

1. Një automjet i markës BMW X6 me targa AA 771 MS; në pronësi të shtetasit Edmund Kadiu;

2. Një automjet i markës Benz me targa AA 252 LT; në pronësi të shtetasit Elton Babaj;

3. Një automjet tip Furgon me targa AA 204 NX, i cili shërbente për të transportuar punëtor;

4. Sasia prej 35 000 000 lekësh, të cilat u gjetën në banesën e shtetasit Edmond Kadiu;

5.7 aparate telefoni celularë të markave të ndryshme.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” të kryer në bashkëpunim, dhe “Moskallëzim të krimit”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-spital

Ngjarje e rëndë në Korçë, një 28-vjeçar tenton të mbysë me rrip babain e tij

Një ngjarje mjaftë e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Korcë. Bëhet ...