Skandali me çertifikatat e anglishtes, arrestohet pedagogu

uke-bucpapajPas transmetimit në emisionin investigativ “STOP” të skandalit me çertifikatat e njohjes së anglishtes, policia ka vënë në pranga pedagogun Ukë Buçpapaj. Ndërsa në kërkim është shpallur sekretarja 27-vjeçarje me iniciale E.M.

Sipas policisë ndalimi i 58-vjeçarit Buçpapaj, me detyrë kryetar i shoqatës “Ader” dhe nisja e procedimit në ngarkim të E. M., u bë sepse gjatë ushtrimit të detyrës tek kjo shoqatë, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar një numër të konsiderueshëm çertifikatash të gjuhës angleze, të cilët ua kanë shitur studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, kundrejt shumës 150 euro çdo çertifikatë.

Policia sekuestroi gjithashtu 72 çertifikata të lëshuara nga kjo shoqatë.

Dy ditë më parë emisioni ‘’Stop’’, në Tv Klan, transmetoi skandalin se si mund të marrësh testin e anglishtes që nevojitet për master.

Mjafton të paguash 150 euro dhe pa shkuar fare në provim, këtë diplomë e ke në dorë. Nëpërmjet një kamere të fshehtë, u tregua mënyra e marrjes së këtij testi ndërkombëtar të anglisht. Certifikata e njohjes së anglishtes ishte e firmosur nga profesori, Ukë Zenel Buçpapaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin, rreth 42 armë zjarri dhe 7990 fishekë për 24 orë

Policia e shtetit informon se vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe ...