Me tren për në Zvicër, kapet bossi shqiptar i grupit të drogës, në vend të shokut e prisnin karabinierët

Aktualitet

arrest-zvicerMbyllet me një tjetër të arrestuar operacioni antidrogë “Kamarina Drugs 2” ku arrestuan 21 persona, mes tyre 12 shqiptarë, 4 prej të cilëve biznesmenë.

Shtetasi shqiptar Bledi Sota, 39 vjeç, pjesëtari i 22-të i grupit kriminal për të cilin është caktuar masë sigurie me burg nga autoritetet në Ragusa, nuk ishte gjetur më 25 tetor dhe ishte zhdukur pa asnjë gjurmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë forcat e policisë në Ragusa nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur ta kapin në provincën e Brescias.

Përgjimet e reja telefonike mundësuar gjetjen e vendndodhjes së tij në Stacionin Qendror në Milano, ku i dyshuari kishte lënë takim me një shqiptar tjetër për të shkuar më pas në Zvicër dhe për të filluar një jetë të re.

Në vend duke e pritur në binarët e trenit që vinte nga Brescia, ishin karabinierët e Milanos, të cilët në kontakt me forcat e policisë të çështjes për të cilën akuzohej Sota, kanë arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë.

Tashmë është në burg në San Vittore, larg nga ‘kolegët e punës’, me të cilët kishte ndarë aktivitetin e shpërndarjes së drogës dhe që ndodhen në burgjet në Ragusa, Gela dhe Caltagirone.

Të ndaluarit e tjerë janë 9 shtetas italianë dhe 12 shqiptarë të cilët akuzohen për trafik dhe shpërndarje droge dhe vepronin në këtë provincë.

Masat e marra nga policia janë rezultat i një hetimi të drejtuar nga Karabinierët dhe koordinuar nga Prokuroria Iblea, në muajt e shkuar, i cili ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e 1 kg kokaine të pastër.

ME TE LEXUARAT