Ministri italian flet për arratisjen e tre shqiptarëve: Kanë bashkëpunëtorë

tre-shqiptaretPrej ditësh 3 shqiptarët që u arratisën nga burgu “Rebibia” po qëndrojnë në arrati. Për këtë çështje ka ndërhyrë dhe Ministri i Brendshëm Italian, Anxhelino Alfano.

“Historitë e fundit na tregojnë se arratisjet kanë përfunduar keq për të burgosurit. Jam i bindur se edhe për këtë rast kështu do jetë”, theksoi ai.

Ministri nuk përjashtoi mundësinë që Tesi Basho, Mikel Hasanbelli dhe Ilir Pere të jenë ndihmuar nga ndonjë bashkpunëtor.

“Brenda qendrave të ndalimit punon policia e burgjeve dhe ministri Orlando po menaxhon situatën shumë mirë”, nënvizoi Alfano.

Sipas tij nuk ka asgjë për tu shqetësuar për arratisjen. Por mediat i përshkruajnë tre shqiptarët si shumë të rrezikshëm dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapja e 10 ton droge në Itali, reagon policia shqiptare: Ja e vërteta

Policia shqiptare ka reaguar ne lidhje me lajmin per arrestimin e nje ...