Arratisja nga burgu në Itali, zbardhen detajet, ja pse ishin dënuar 3 shqiptarët

burguAutoritetet italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me arratisjen e 3 shqiptarëve nga një burg në Itali.

Sipas burimeve, dy nga tre shqiptarët e arrestuar ishin të dënuar për vrasje, ndërsa i treti për shfrytëzim prostitucioni.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur në burgun Rebibbia, në provincën e Lacios në Romë.

Policia italiane nuk ka publikuar të dhëna rreth identitetit të shqiptarëve të arratisur, por nga hetimet e para ka rezultuar se ata kishin vetëm pak ditë që ishin në këtë burg.

LEXO EDHE:  Dekanati dhe Rektorati shkelin ligjin, studentes nga Holanda i mohohet specializmi

Policia ka zbuluar se ata kanë përdorur çarcafët për t’u arratisur. Mes tyre, më pas kanë rrëshqitur nga dritarja, ndërkohë që shtretërit i kishin mbuluar, që të mos kuptohej ajo që kishin bërë.

Në këtë burg, thuhet se mbrëmë u sollën të dënuar nga burgu i Camerinos që u prek mbrëmë nga tërmetet e fuqishme dhe ndoshta shqiptarët kanë përfituar edhe nga kaosi që mund të jetë krijuar.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here