I gjejnë armë e drogë në banesë, bie në pranga 24-vjecari në Durrës

polici durresNjë 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Migel Shabani, banues në qytetin bregdetar. Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen numër 13, iu gjetën dhe sekuestruar 8 kilogramë kanabis sativa.
Policia ka bërë të ditur se në banesë iu gjetën edhe një armë zjarri tip pistoletë, me mbishkrim E-Kol dhe 68 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se materialet në ngarkim të 24-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cico-pata2016

Vrasja e Elton Cicos e Nelgert Patës, prokuroria bashkon dosjet në hetim

Në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy ...