Qëlloi me armë babanë, pranga 22-vjeçarit në Durrës

policia-durresNjë 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi ka plagosur me armë zjarri babanë e tij.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 16 të qytetit të Durrësit, ku shtetasi Mardit Mona ka qëlluar me armë ndaj babait të tij 51-vjeçar, duke e plagosur në pjesën e këmbës.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas policisë, autori është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve.

Mësohet se materialet në ngarkim të 22-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...