Arrestohet “i forti” i Dibrës, qarkullonte me armë nëpër rrugët e Peshkopisë

Kliko per me shume info

armaaNjë i ri është vënë sot në prangat e Policisë së Dibrës, pasi qarkullonte me armë zjarri në drejtim të Peshkopisë.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Jetmir Basha, banues në Deshat të Njësisë Administrative Kastriot, si dhe është sekuestruar arma e zjarrit Pistoletë “TT” me 8 fishekë.

Kliko per me shume info

Ja njoftimi i policisë:

 

Efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të planit të masave, “për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje”, gjatë mbasdites së djeshme kanë goditur një tjetër rast të armë mbajties pa leje dhe konkretisht:

Shërbimet e Policisë Dibër bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në aksin rrugor rural Kastriot-Peshkopi një shtetas po qarkullonte për në drejtim të qytetit të Peshkopisë me automjetin e tij dhe me armë zjarri me vete, menjëherë kanë organizuar një pikë kontrolli në këtë aks rrugor.

Si rezultat u bë e mundur ndalimi i automjetit tip Opel DI 48 83 A, që drejtohej nga shtetasi Jetmir Basha, 28 vjeç, banues në Deshat të Njësisë Administrative Kastriot.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë “TT”, me 8 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para proceduriale është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jetmir Basha për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Policia po vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale si dhe të arsyes së lëvizjes me armë pa leje në drejtim të qytetit të Peshkopisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.