Armando Sadiku ka një lajm për fansat…

UntitledNuk zgjati shumë mungesa e Armando Sadikut në kombëtare, duke dhënë lajmin më të mirë për tifozat kuq e zi. Pas stërvitjeve intensive në palestër dhe fizeoterapi, Armando Sadiku përgatit rikthimin në fushë, me afatet e rikuperimit që duken mjaft të mira. Bomberi kuqezi publikoi imazhe të përgatitjeve që po zhvillon në Zyrih, ku po punon të rifitojë forcën dhe sigurinë në këmbë, pasi në javën e parë të Tetorit iu nështrua ndërhyrjes kirurgjikale në menisk. Kur ka kaluar më tepër se dy javë nga operacioni, periudha e sulmuesit 25-vjeçar ka kaluar periudhën e rehabilitimit, ku qëndroi pushim absolut dhe ndihmohej në ecje nga patericat. Tashmë ai i thotë jo pushimeve, duke punuar fort për ndeshjen e radhës. Tashmë tifozët shqiptarë kudo nëpër botë presin ta rishohin bomberin në fushë dhe shpresojnë që ai do të jetë gati për sfidën kualifikuese ndaj Izraelit më 12 Nëntor në “Loro Boriçi”. Pritet një paraqitje perfekte e Sadikut, për të rifitur pikët e humbura në ndeshjet e shkuara.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...