Kapet ariu “Tedi” në Qafë Krrabë

Kliko per me shume info

ARIU-TEDINjë ari 10-muajsh që mbahej në robëri në zonën e Qafë- Krrabës është sekuestruar nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit gjatë ditës së sotme. Ariu i quajtur Tedi është kontrolluar nga veterinerë të huaj të cilët kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe vaksinimin e ariut.

Pas konfiskimit ariu Tedi është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës ku do të qëndrojë përkohësisht deri në gjetjen e një strehe jashtë vendit.

Kliko per me shume info

Ndërkohë shtetasi me iniciale K.H që mbante në robëri ariun për qëllime fitimi është cuar për ndjekje penale.

Vetëm gjatë vitit 2016 numërohen 15 arinj të cliruar nga robëria dhe që janë transferuar apo që janë në proces transferimi në strehimore të vecanta jashtë vendit falë punës së inspektorëve të mjedisit, specialistëve të Ministrisë së Mjedisit dhe bashkëpunimit me shoqata të ndryshme mjedisore që operojnë në këtë fushë.

Transferimi i arinjve të mbajtur në robëri vjen në kuadër nismës së Ministrisë së Mjedisit për të adresuar njëherë e mirë këtë problematikë të faunës së egër në vendin tonë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here