Zbulohet e vërteta, ekspertiza: Trupi i Arditit u masakrua nga eskavatori

ardit-gjoklajj-620x496-620x356Hidhet dritë mbi vdekjen e Arditit 17 vjeçar në vend-grumbullimin e mbetjeve në Sharrë. Instituti i Mjekësisë Ligjore dorëzoi në prokurori autopsinë që ka kryer në trupin e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Ekspertiza konfirmon vdekjen në pirgun e mbeturinave, më 7 gusht 2016, duke hedhur poshtë variantin e kompanisë “3R” se i riu nuk punonte në këtë kompani.

Në raportin e Mjekësisë Ligjore thuhet se vdekja e Ardit Gjoklajt ka ardhur si pasojë e shtypjes së trupit në sipërfaqe të gjerë, përfshi gjoksin, gjymtyrët e sipërme dhe kokën. Mjekët ligjore e kanë gjetur celularin e Ardit Gjoklajt “të ngulur” në trupin e të riut, raporton Panorama e cila publikoi sot raportin hetimor.

I riu që punonte në mënyrë sezonale dhe pa siguracion në landfillin e Sharrës mësohet se e ka pasur në xhepin e rrobave në krahun e majtë të gjoksit aparatin celular, që është gjetur i shtypur dhe i ngjeshur në kraharorin e viktimës.

Raporti i autopsisë nga Mjekësia Ligjore është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës pak ditë më parë, pasi ka vonuar thuajse dy muaj.

Ai është bazuar në këqyrjen e trupit të të riut më 7 gusht 2016 dhe më pas në interpretimet e specialistëve dhe në analizat biologjikekimike që janë kryer më pas deri në finalizimin e aktit.

Organi i Akuzës e kishte kërkuar disa herë këtë dokument, i cili përbën një nga provat kryesore të dosjes së Prokurorisë. Autopsia përjashton vrasjen nga rrëzimi, nga goditja me sende të forta apo mbretëse.

Hetimi
Nga ana tjetër, mësohet se grupi i hetimit ka marrë në pyetje rreth 30 dëshmitarë në total, nga të cilët gjysma e tyre janë punëtorë të landfillit, kolegë të Ardit Gjoklajt. Nga kombinimi i autopsisë së Mjekësisë Ligjore që shpjegon shkakun e vdekjes dhe deklarimet e dëshmitarëve, sipas prokurorisë, konfirmohet se 17- vjeçari ka gjetur vdekjen gjatë punës në landfill.

Vdekja e të riut, sipas prokurorisë, ka ardhur nga goditja prej ekskavatorit me kovë të madhe metalike që drejtohej nga shtetasi Edmond Kallari, i cili natën e ngjarjes ka punuar nga ora 19:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit të ditës tjetër, duke marrë mbetje dhe duke i çuar tek Elevatori.

“Rreth orës 5:00, ai ka lëvizur për 40 minuta nga vendi i punës për nga vendi ku ka punuar viktima nga transportieri i ri, siç deklaron shtetasja Z.B., ndërsa vdekja e shtetasit Ardit Gjoklaj ka ndodhur pas orës 3:30, pasi ai në këtë orë ishte kthyer ne punë me shtetasen Z.B.

Këtë lëvizje të fadromës e ka deklaruar edhe roja i landfillit, shtetasi G.K. Procesi i punës së drejtuesit të fadromës është i tillë që ka gjithmonë përpara 4 punëtorë, të cilëve u dërgon plehra me kovën e fadromës dhe ata më pas me lopata bëjnë hedhjen e mbeturinave në transportier”, thekson Prokuroria.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 50-vjeçarja vetëvaret në bodrumin e banesës

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet ditën e sotme. Mësohet se një ...