Kompania Apple zbulon një tjetër produkt të ri, ja data

hashashiKompania Apple ka konfirmuar zërat për një event të radhës në Tetor, me anë të një ftese misterioze të shpërndarë për një pjesë të përzgjedhur në shtypit për teknologjinë.

Eventi do të mbahet në zyrat qëndrore në Cupertino, Kaliforni më datë 27 Tetor. Pritet që shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook të zbulojë versionin më të fundit të laptopit, MacBook Pro, një produkt që mungoi në prezantimin e iPhone 7, në Shtator.

Aktualisht, Apple ka tre lloje të ndryshme laptop –ësh: MacBook, MacBook Pro dhe MacBook Air.

Sipas faqes japoneze mbi teknologjinë, Macotakara, në këtë event do të prezantohen përmirësime në sistemin e laptop -it dhe ndoshta edhe modelet e reja të MacBook dhe MacBook Pro.

Kompania pritet gjithashtu të njoftojë dhe ndërprejen e prodhimit të MacBook Air 13 inç. Shumë kanë spekuluar se këtë herë Apple do të sjellë një portë të re USB, duke hequr atë tradicionalen.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Edhe Samsung si iPhone, Galaxy S8 do të jetë “pa” kufje

Samsung këtë radhë në prodhimin e smartphone-it të tij më të ri ...