Ja aplikacionet që ju japin siguri në privatësi…

1
Kliko per me shume info

whatsappBëhet fjalë për aplikacionin Facebook dhe Whatsapp.

Facebook është zgjedhur si kompania më e sigurt në një raport që ka studiuar aplikacionet e mesazheve. Studimi është bërë nga Amnesty International, përkatësisht nga një grup i një fushate për të drejtat e njeriut.
Por Amnesty International paralajmëron se “nuk do të ketë asnjë privatësi në të ardhmen”.
“Ne jemi tashmë në një kohë ku sasi e pabesueshme e të dhënave personale të njerëzve mund të gjendet në internet dhe kjo sasi e të dhënave private është rritur me shpejtësi të madhe”, thotë Joe Ëestby, një studiues i teknologjisë në këtë organizatë.
Apple doli e dyti në listë me aplikacionet e saj, iMessage dhe FaceTime. Skype dhe Snapchat morrën vendin e tetë dhe të nëntë.
“Vetëm 10 vjet më parë askush nuk kishte një telefon të mençur, ndërsa tani 10 vjet më pas çdo gjë do të jetë në internet”, thotë Joe Westby.
“Prandaj, ne kemi nevojë për të vënë në mbrojtje privatësinë tonë tani, përndryshe nuk do të ketë asnjë privatësi të njerëzve në të ardhmen.”
Top aplikacionet më të sigurta, sipas studimit:
Facebook Messenger and WhatsApp
Apple
Telegram
Google
Line
Viber
Kakao
Skype
Snapchat
Blackberry
Tencent

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here