Analiza e ADN ‘’tradhëton’’ babain monstër, gjykata merr vendimin përfundimtar për të

UntitledPërfudnon tmerri i të miturës dhe jepet vendimi për babain monstër. Analiza e ADN më në fund nxorri në dritë të vërtetën dhe tregoi se Fatos Gurakuqi ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të dënojë me 10 vite burg babain monstër, pasi u njoh që më 16 shtator me rezultatin e ADN-së, sipas të cilit është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit.

Vendimi për Gurakuqin u dha nga gjyqtari Gerti Hoxha, mbi bazën e akuzave “kryerje e marrëdhënieve brenda gjinisë” dhe “shkatërrim prone”.

Kliko per me shume info

Gjatë proceseve të mëparshme Gurakuqi ka mohuar akuzën, i mbështetur edhe nga gruaja, por kjo provë e ka kryqëzuar atë.

ANALIZA E ADN
Pas kundërshtimit të Gurakuqit gjykata kërkoi të bëhen analizat e ADN-së. Gjykata ka kërkuar nga ekspertët nëse ka gjurmë sperme në rrobat e të dëmtuarës dhe a janë gjurmët e Fatos Gurakuqit, babait të 15-vjeçares. Në përgjigjen e tyre ekspertët e policisë shkencore dolën në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit. Pas përgjigjes së analizës së ADN-së, ai që mbeti më tepër i shokuar ka qenë avokati i të pandehurit, Arben Keta, i cili edhe gjatë një interviste një javë më parë për “Gazeta Shqiptare” deklaroi se e ka pyetur me qindra herë klientin e tij dhe ai e ka mohuar si akuzë. Keta deklaroi se edhe vajza e Gurakuqit e ka mohuar se i ati ka kryer marrëdhënie. Pas seancës, avokati Arben Keta nuk preferoi të bëjë asnjë koment, por u pa që mbeti i traumatizuar nga përgjigjja e ADN-së. Ndërkaq, për “Gazeta Shqiptare” ka folur edhe bashkëshortja e Gurakuqit, që e mohoi akuzën që i bëri e bija. 35-vjeçarja tregoi se me Fatosin kanë 18 vjet martesë dhe nuk kishte asnjë mundësi që ai të kishte bërë një veprim të tillë, por se vajza ka dashur të shfryjë inatin pasi Fatosi e rrihte për shkak të pijes. Pas përgjigjes së analizës, J.G. doli nga salla duke vënë dy duart në kokë dhe duke qarë.

AKUZA
Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15-vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës, dhe pas kallëzimit 38-vjeçari u vu në pranga nga policia. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë 15-vjeçaren ta mohojë më vonë akuzën që ngriti ndaj të atit, pasi ajo pas kallëzimit ka deklaruar se akuza që kishte ngritur ndaj babait ishte për shkak se ai e rrihte, dhe se e kishte bërë për të shfryrë inatin. S. Musaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here