Droga shqiptare alarmon Britaninë, ambasadori: Çështja shumë serioze!

ambasadori britanikAmbasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, i sapo mbërritur në Tiranë ka dhënë edhe intervistën e parë që kur ka marrë detyrën, për gazetaren Rudina Hoxha. Mes çështjeve të tjera që janë tradicionalisht problematike si korrupsioni, ambasadori është pyetur edhe për situatën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë. Ndryshe nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, diplomati i rëndësishëm thotë se është i informuar për atë që po ndodh dhe vendi i tij është duke e ndjekur me shqetësim këtë fenomen. Ai bën thirrje për më shumë bashkëveprim të organeve ligjzbatuese për të luftuar këtë problem serioz të Shqipërisë.

“Ne kemi punuar me qeverinë shqiptare për shumë vite, në luftën kundër krimit të organizuar e cila përfshin edhe narkotikët. Ne e dimë se fatkeqësisht qytetarët shqiptarë janë përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Dhe kjo përfshin, edhe trafikimin e drogave serioze si kokaina dhe heroina. Ajo që po vëmë re së fundmi me kultivimin e kanabisit në Shqipëri është diçka që na shqetëson dhe ne mendojmë, se duke vazhduar vendosjen e lidhjeve midis agjencive ligjzbatuese ne mund të vazhdojmë të ndihmojmë në lidhje me një prioritet si ky”, tha ambasadori në intervistën e botuar sot në gazetën Mapo.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rama i përgjigjet protestave të të rinjve të FRPD: Lexoni PISA2015

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e zhvilluar ...