Pezullimi i Vettingut, reagojnë SHBA e BE: “Venecia” ta shqyrtojë shpejt

donald luAmbasada Amerikane ne Tirane reagon ne lidhje me vendimin e dhene nga Gjykata Kushtetuese e cila diten e sotme pezulloi ligjin per “vettingun” e gjyqtareve dhe prokuroreve.
Ne nje deklarate, ambasada nxit shqyrtimin e shpejte te ceshtjes ne Komisionin e Venecias dhe shton se e respekton vendimin e dhene nga Gjykata Kushtetuese.

Deklarata e ambasades se SHBA:
Për Shpërndarje të Menjëhershme/ 25 tetor 2016

Deklaratë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias. Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. je bere si spartaku.po si nuk fole nje fjale per drogen apo per plehrat.keta nuk te interesojne,apo do te menjanosh me pare drejtesin.kuj i sherben ti kinez:saliut,rames apo metes.cfare te kane ofruar keta,qe nuk ja ze ne goje emrat.thirri mendjes e shiko punen tende sic tha edhe kokedhima mbreme ne opinion se je bere perte treguar si bersoletat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...