ALBtelecom, 1 vit internet falas në shtëpinë e fituesit të “Hack Day Albania 2016”

albtelekom-harito“Hack Day Albania 2016”, eventi që organizohet për vitin e dytë radhazi nga ALCIRT dhe nën kujdesin e Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito është finalizuar me dhënien e çmimeve për më të talentuarit e teknologjisë së Informacionit.

Ky aktivitet që ka mbledhur nxënës dhe studentë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, kishte në fokus zbulimin e talenteve të reja në fushën e sigurisë kibernetike.

Këta janë studentë të teknologjisë së Informacionit, të cilët janë të apasionuar pas sigurisë kibernetike.

Aktualisht është krijuar një aplikacion web ku janë vendosur me qëllim disa dobësi për të mundësuar identifikimin e tyre nga pjesëmarrësit.  Gjetjet e dobësive pjesëmarrësit i shkruajnë në një raport, i cili i dorëzohet jurisë për vlerësim.

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito ka theksuar rëndësinë e sigurisë kibernetike në ditët e sotme.

“Jemi duke jetuar në revolucionin IV industrial. Siguria kibernetike është jo vetëm çështje e shtetit por edhe e sektorit privat, kompanive të telekomunikacionit, sektorit bankar etj.”, tha ajo.

Ndërkohë, znj. Rovena Bahiti, Drejtore e Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (ALCIRT) ka falënderuar ALBtelecom dhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet.

ALBtelecom ka mundësuar çmimin për njërin prej fituesve, të cilit i ka dhënë 1 vit internet falas në shtëpi.

Kjo nuk është hera e parë që ALBtelecom bashkëpunon me administratën publike në lidhje me projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e fushës së telekomunikacionit dhe inovacionit në vend.

 

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Italia miraton ligjin për Call Center, mijëra shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi ...