Banorët e Shullazit në alarm, 330 ha të mbjella nën ujë, mbyten 110 krerë dhi(Foto)

UntitledZona e veriut po përmbytet nga reshjet e shiut. Këta të fundit kanë pushtuar të gjithë vendin prej më shumë se 48 orë, por zona e veriut është në alarm. Kurbini është një prej njësive administrative ku reshjet kanë shkaktuar një situatë të pazakontë dhe madje edhe një viktimë.

Mësohet se dhjetëra hektarë sipërfaqe toke janë përmbytur si dhe mjaft banesa. Deri tani janë evakuuar 50 familje në Milot dhe Laç.

Kliko per me shume info

Gjithashtu raportohen dëme të mëdha.

“Kemi pësuar dëme të mëdha material. E dyta herë që përmbytemi në këtë mënyrë. Mbrëmë niveli i ujit arriti deri në 1 metër”, kanë thënë banorët. Gjatë paradites në qytetin e Laçit niveli i ujit ka rënë, në fshatra mbetet i lartë.
Ministri i Bujqësisë dhe administrimit të Ujrave, Edmond Panariti pohoi situatën problematike në Kurbin port ha se nuk ka familje që rrezikohen.

“Sot dhe nesër priten reshje të dendura. Po monitorojmë në vijim situatën. Hidrovori punon me kapacitet të plotë. Po punohet për zhbllokimin e kanaleve nga inertet. Për 6 orë kanë rënë 110 mm reshje në zone. Ka qenë një situatë anormale mbrëmjen e djeshme në Laç. Vërshimet dëmtuan edhe tokat përreth. Janë dhjetëra hektarë të përmbytura por problem është të mos përmbyten banesat. Nuk ka rrezik për momentin, familjet që rrezikoheshin janë evakuuar. Reshjet do vazhdojnë. Prefekti dhe kryetari i bashkisë kanë menduar sistemimin e fasmiljeve të evakuuara deri sa uji të tërhiqet dhe të vlerësohen dëmet”, ka thënë Panariti.
I gjithë tregu i Kurbinit është mbuluar nga balta, pas tërheqjes së ujit që kishte shkuar mbi 1 metër gjatë natës. Tregtarët e Laçit kanë treguar se kanë pësuar dëme të mëdha nga përmbytjet dhe se kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje. Ata thonë se shkak është mospastrimi i kolektorëve.

“Përmbytjet na shkaktuan dëme të mëdha. Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje. Shkak i kësaj situate është mos pastrimi i kolektorëve”, kanë deklaruar tregtarët.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave njofton se, situata në Qarkun e Lezhës, pas përmbytjeve të fundit, deri në orën 13.00 të ditës së sotme është si më poshtë:

Në rrethin e Lezhës, reshjet e fundit kanë pasur ndikime të vogla, kryesisht në territorin e Pllanës, Njësia Administrative Zejmen.

Në rrethin Kurbin, nga dendësia e madhe e reshjeve të shiut, janë përmbytur rreth 300 hektarë të mbjella me kultura bujqësore, konkretisht në fshatrat Gjorm, Fushe-Gjorm, Sanxhak dhe Shullaz.

Në Laç, në zonën e quajtur “Kodra e Bushit”, janë të përmbytura 9 shtëpi. Vërshimi i përrenjëve ka marrë 15 koshere bletesh, një hangar me 60-70 kv misër, si dhe dëmtime të bazës ushqimore të blegtorisë.

Gjithashtu, sipas raportimeve që vijnë nga Drejtoria e Bujqësisë Lezhë dhe Shtabi i Emergjencës, në Mal të Bardhë, nga vërshimi i prronjëve, është dëmtuar një stallë bagëtish të imta dhe uji ka rrëmbyer rreth 110 krerë dhi.

Hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë, ndërsa probleme me energjininë nuk ka pasur.
Specialistët e bujqësisë po monitorojne gjëndjen në terren, ndërkohë që për çdo situatë, MBZHRAU do të informojë mediat dhe publikun./balkanweb/

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here