Akuzohen për vjedhje, arrestohet adoleshenti, në kërkim bashkëpunëtori

1
Kliko per me shume info

policia-durresPolicia Durrësit arriti të arrestonte një adoleshentë pasi akuzohej për vjedhjen e disa banesave në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. A. L. 17 vjec, banues në Durrës ra në prangat e policisë, ndërkohë shoku tij F.Ll. 19 vjeç, banues në Durrës është në kërkim. Hetimet e kryera nga policia nxorrën në përfundim se këta dy shtetas kanë kryer 5 vjedhje. Raportohet se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një I-Pod.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja në bashkëpunim”parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal. Burimet policore zbulojnë dhe vjedhjet e erealizuara nga dy djemtë.
janë dokumentuar të kryera nga shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin.
1.Më datë 26.09.2016, në lagjen Nr.5, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases S.P. 26 vjeçe, ku kanë marrë një telefon celularë.
2.Më datë 29.09.2016, në lagjen Nr.5, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases R. Z. 22 vjeçe, ku kanë marrë 2 000 lekë.
3.Më datë 02.10.2016, në lagjen Nr.6 kanë vjedhur banesën e shtetasit I.S. 44 vjeç, ku kanë marrë dy telefona celularë dhe para.
4.Më datë 04.10.2016, në lagjen Nr.8 kanë vjedhur banesën e shtetasit B.H. 49 vjeç, ku kanë marrë aparate telefoni celularë.
5.Më datë 22.10.2016, në lagjen Nr.12, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases D.S. 70 vjeçe, ku kanë marrë 2 telefona celularë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here