Akuzat për censurë, Veliaj: Dorëhiqem nëse provoni bisedat e mia me Kokëdhimën e Dulakun

veliaj-akuzatKryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij për censurimin e disa mediave, të cilat ndërprenë në mënyrë të papritur transmetimin e emisionit “Publicus”, që trajtonte vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

I ftuar në emisionin” Top Story”, kryebashkiaku Veliaj tha se nuk ka marrëdhënie të mira me Koço Kokëdhimën e A1Tv dhe Artan Dulakun e Vizion Plus, ndërsa prej kohësh nuk ka kontakt me ta. Kryebashkiaku theksoi se nëse provohet presioni i tij mbi këta dy drejtues, atëherë ai do të dorëhiqet nga posti që mban.

“Nëse sot provohet që unë kam marrë Kokëdhimën apo Dulakun për këtë çështje dhe njerëzit i dinë marrëdhëniet e mia me këta, nëse provohet, unë e lë këtë punë”, – tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...